Mbi 200 mijë të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

Aktuale

Mbi 200 mijë të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 08:01
Foto ilustrim

1 mijë e 129 persona janë shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit në vendin tone.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë, ka arritur në 216 mijë e 794.

Gjatë 24 orëve të fundit, tetë persona kanë vdekur si pasojë e virusit COVID-19.

Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar edhe 249 raste të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat