195 vaksina anti-COVID-19 u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

Aktuale

195 vaksina anti-COVID-19 u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë,  janë administruar 195 vaksina anti-COVID-19 në Kosovë.

Sipas njoftimit, numri i vaksinave të administruara ka shkuar në 1 milion e 807 mijë e 516.

813 mijë e 185 persona janë vaksinuar me dy doza të vaksinës.

Ndërsa, 96 mijë e 11 persona kanë marrë dozën e tretë dhe atë përforcuese.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 195 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.807.516 doza të vaksinës. Deri më sot 813.185 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 96.011 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat