“Lajm super i mirë”/ Miftaraj kërkon që në pako të rritjes së pagës minimale të përfshihen edhe këto kategori

Aktuale

“Lajm super i mirë”/ Miftaraj kërkon që në pako të rritjes së pagës minimale të përfshihen edhe këto kategori

Nga: M.L. Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 18:56
Ehat Miftaraj

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, e konsideron si lajm të mirë paralajmërimin e kryeministrit Albin Kurti për rritjen e pagës minimale.

Ai ka thënë se shpreson që vendimi do të jetë në pajtim me sindikatat dhe grupet e interesit.

“Lajm super i mirë paralajmërimi për ngritjen e pagës minimale. Me shpresë se vendimi do të jetë në pajtim dhe konsultim me grupet e interesit dhe sindikatat”, shkruan Miftaraj në Facebook.

Ai ka kërkuar që në pako të rritjes së pagës minimale të përfshihen edhe zyrtarët në sektorin publik.

“Në pako me rritjen e pagës minimale, të ketë rritje se paku prej 20% deri 30% edhe për sektorin publik, me theks të veçantë zyrtarët publikë, administratën gjyqësore, policinë, arsimin, shëndetësinë, zjarrëfikësit, e të tjerët që i kam harruar pa qellim”, ka theksuar Miftaraj.

Kujtojmë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ka filluar puna për rritjen e pagës minimale.

Kurti tha se ende pa i mbushur një vit në qeverisje, ka filluar ndërmarrjen e hapave të nevojshëm drejt rritjes së pagës minimale.

“Si hap i parë është rregullimi i kornizës ligjore, në mënyrë që të evitohen të gjitha pasiguritë ligjore ekzistuese në lidhje me rritjen e pages minimale. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve veçse ka përgatitur projektligjin i cili shpejt do të dalë në konsultime publike".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat