“Po, unë kam dashtë me vra Fadil Hoxhën”/ Shklëzen Gashi tregon se çka i tha Adem Demaçi, gjykatësit

Aktuale

“Po, unë kam dashtë me vra Fadil Hoxhën”/ Shklëzen Gashi tregon se çka i tha Adem Demaçi, gjykatësit

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 21:58
Shkëlzen Gashi

Sonte në Pressing po diskutohet për dy figurat shqiptare, liderin e komunizmit në Kosovë, Fadil Hoxha dhe anti-komunistin më të madh në Kosovë, Shaban Polluzha.

Shkëlzen Gashi thotë se mund të ketë interpretime të ndryshme, mjafton sipas tij të mos shtrembërohen faktet.

“Faktet mos t’i shtrembërojmë. Për mua për shembull Fadil Hoxha ndoshta është patriot, e për ty tradhtar ose krejt anasjelltas”, thotë Gashi.

“Një prej njerëzve që ka vuajtur më së shumti në atë regjim, e që është Adem Demaçi, e që i ka bërë 10 mijë ditë burg e që në vitin 1958 kur e kanë arrestuar  ia ka pranuar gjykatësit Kalluzheroviq në Prishtinë, i ka thënë “po, unë kam dashtë me e vra Fadil Hoxhën”, tregon Gashi.

“Mirëpo çka thotë Adem Demaçi pas vitit 1999 për Fadil Hoxhën? Fjalët më të mira”, shpjegon Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat