Kurti: Mërgatën e shohim si kapital njerëzor para atij financiar

Aktuale

Kurti: Mërgatën e shohim si kapital njerëzor para atij financiar

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 10:42
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë marrë pjesë në hapjen e tryezës “Tryeza e Rrumbullakët mbi të Drejtat e Diasporës”.

Kurti tha se mërgata shqiptare luan rol kyç në zhvillimin e Kosovës.

“Studimet tregojnë se 43 për qind e kanë së paku një anëtar që jeton në mërgatë. 1.4 miliardë  dollarë, tregon se diaspora luan rol kyç edhe në zhvillimi vendit, prandaj pjesë integrale e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik është pikërisht mërgata jonë”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, janë duke punuar që diasporën ta angazhojnë në dy mënyra, duke marrë për bazë që sjell dy burime shumë të rëndësishme, të mirat materiale dhe njohuritë.

“Duke vlerësuar se diplomacia dhe diaspora janë të pandashme, jemi duke u angazhuar për zhvillimin e një dialogu të gjithanshëm me diasporën, duke krijuar mekanizma për angazhim”, është shprehur ai.

Kurti tha se janë duke punuar edhe në krijimin e një programi nacional që mundëson tranfserin  e dijes dhe njohurive të mërgatës në Kosovë.

Ai madje tha se janë duke punuar që mërgata të ketë të drejtën e votës së lirë.

“Mërgatën e  shohim si kapital njerëzor para kapitalizmit financiar”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat