Konjfuca takoi delegatin apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën

Aktuale

Konjfuca takoi delegatin apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 12:46
Pamje nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nuncin apostolik të Selisë së Shenjtë në Lubjanë, njëherësh delegat apostolik për Kosovën, monsinjor Jean Marie Speich.

Takimi mes Konjufcës dhe Jean Marie Speich u mbajt me dyer të mbyllura. Mediet u lejuan të marrin vetëm pamje.

Jean Marie Speich është takuar sot edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në takim mes tij dhe Osmanit u diskutuan mbi raportet e Republikës së Kosovës me Selinë e Shenjtë. Presidentja Osmani e falënderoi Speich për kujdesin që Vatikani ka treguar në vazhdimësi ndaj popullit të Kosovës.

Më tej, Presidentja Osmani shprehu bindjen se raportet me Vatikanin mund të thellohen edhe më tej dhe gatishmërinë e institucioneve të vendit që të punojnë ngushtë me Selinë e Shenjtë për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat