Ilir Ferati prezanton nënkryetarin e komunës dhe drejtorët

Aktuale

Ilir Ferati prezanton nënkryetarin e komunës dhe drejtorët

Nga: G.B Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 15:15
Ilir Ferati

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka prezantuar ekipin me të cilin do të udhëheq komunën, përcjell Bota sot.

Ai ka prezantuar nënkryetarin e komunës që vjen nga PDK dhe drejtorët e drejtorive, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë të Istogut,

Kam nderin dhe kënaqësinë që të prezantoj para jush ekipin me të cilin bashkërisht do të udhëheqim Komunën e Istogut në rrugëtimin për të jetësuar planin tonë për Istogun e të gjithëve e për të gjithë – pa dallim!

z. Ali Nimanaj – Nënkryetar i Komunës

z. Agim Ademaj – Shef i Kabinetit të Kryetarit

z. Zenel Shatri – Drejtor i Shëndetësisë

z. Abedin Kabashi – Drejtor i Shërbimeve Publike

z. Xhevat Demaj- Drejtor i Emergjencave, Mbrojtje dhe Shpëtim

znj. Merita Bytyçi – Drejtoreshë e Mirëqenies Sociale

z. Dukagjin Hoxhaj – Drejtor i Planifikimit Urban dhe Mjedisit

z. Naim Behlulaj – Drejtor i Arsimit

z. Agon Dreshaj – Drejtor i Kadastrit dhe Gjeodezisë

z. Kushtrim Buleshkaj – Drejtor i Inspeksionit

znj. Elianë Blakaj – Drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

z. Astrit Hajrizaj – Drejtor i Bujqësisë, Hidroekonomisë dhe Pylltarisë

z. Arben Kabashi – Drejtor i Administratës

z. Genc Ademaj – Drejtor i Ekonomisë dhe Zhvillimit

znj. Delvina Sylaj – zëdhënëse e Komunës

znj. Alketa Bujupaj – asistente administrative

Ky ekip është i ri dhe të gjithë drejtorët po emërohen për herë të parë në këtë pozitë – prandaj ju ftoj të gjithëve që t’iu urojmë gjithë të mirat e shumë suksese në sfidat që i presin.

Në ditët në vijim do të emërohen edhe pjesa tjetër e ekipit tonë.

Na priftë e mbara!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat