Reagon zëvendësministri i Listës Guxo: Gjuha denigruese duhet të dënohet

Aktuale

Reagon zëvendësministri i Listës Guxo: Gjuha denigruese duhet të dënohet

Nga: V.N Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 16:05
RTK

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih u bënë takime mes liderëve dhe përfaqësuesve të shumë vendeve pjesëmarrës në këtë ngjarje të sektorit të sigurisë ndërkombëtare. Ndër shumë vende, në këtë konferencë merrte pjesë edhe Republika e Kosovës me përfaqësuesit e saj. 

Kosova u përfaqësua nga Kryeministri Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani, si dhe nga Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, të cilët bënë takime mjaft të rëndësishme sa i përket sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare. Kjo konferencë u zhvillua duke pasur parasysh edhe gjendjen e tensionuar, jo vetëm mes Ukrainës dhe Rusisë, por mes Rusisë dhe Perëndimit që çdo ditë e më shumë po unifikohet në drejtim të presionit që po i bëhet udhëheqësit rus Vladimir Putin, në mënyrë që të parandalohet sulmi i paralajmëruar rus mbi Ukrainën.

Por, kjo konferencë dhe këto momente tensioni nuk i kanë stepur aspak dy gazetarë të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) që këta të tallen me ministren Gërvalla dhe të përdorin gjuhë të rëndë fyese seksiste ndaj saj. 

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhës e Listës Guxo, Blerim Gashani.

"Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të Konferencës së Sigurisë në Mynih në Radio Televizionin e Kosovës, është dëgjuar komunikimi i evidentuar si në foton më poshtë.

Gjuha e tillë karshi Zv. Kryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme, njëheri Drejtuese e GUXO Zj. Donika Gërvalla Schwarz, por edhe kujtdo tjetër, është denigruese, seksiste dhe e papranueshme.

Gjuha e tillë nuk duhet të ketë vend në asnjë format, e lëre më në një platformë mediatike që për më tepër është institucion publik.

I bëjmë thirrje edhe Radio Televizionit të Kosovës që të distancohet nga kjo gjuhë, dhe këtë rast ta trajtoj me seriozitetin më të lartë, ashtu që të sigurohet që një nivel i tillë mendimi e diskutimi të mos tolerohet më kurrë.

Njëkohësisht, i bëjmë thirrje të gjitha mediave, gazetarëve e shoqërisë civile që të reagojnë karshi një gjuhe të tillë që fatkeqësisht nuk është e rrallë në shoqërinë tonë, por që nuk guxojmë në asnjë mënyrë ta lejojmë të tejkalohet pa u dënuar nga shoqëria", ka shkruar në një postim në rrjetin social Facebook, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat