​S’ka kuorum për miratimin e Projektligjit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim

Aktuale

​S’ka kuorum për miratimin e Projektligjit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 17:46
Kuvendi i Kosovës

Ministrja e MASHTI-t, Arbërie Ngavci tha se përmes këtij Projektligji synohet të rregullohet statusi i AKA-së si agjenci rregullatore në proceset e akreditimit dhe riakreditimit me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit në Kosovë. 

Nagavci: Ky Projektligj rregullon statusin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim

“Ky Projektligj rregullon statusin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim, si agjenci rregullatore në proceset dhe përgjegjësitë e akreditimit, riakreditimit, validimit dhe monitorimit me qëllim të ngritjes së cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë”, tha ajo. 

Sqarime shtesë për këtë projektligj kërkoi deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha. 

Hoxha: Ky projektligj paraqet një praktikë të paparë në nivel të shteteve të rajonit por edhe BE-së

“Ky projektligj paraqet një praktikë të paparë në nivel të shteteve të rajonit por edhe BE-së, pasi asnjëra prej tyre nuk ka një ligj të veçantë për akreditim”, tha ajo. 

Në mungesë të deputetëve kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca mbylli punimet e seancës së sotme dhe bëri të ditur se e njëjta do të fillojë nesër në orën 12:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat