Gazetarja shqiptare raporton nga Ukraina: Situata shumë shqetësuese

Aktuale

Gazetarja shqiptare raporton nga Ukraina: Situata shumë shqetësuese

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 18:49
Linda Karadaku

Gazetarja e ABC News, Linda Karadaku në një lidhje direkte nga Ukraina, ka thënë se nga shoqëria civile në Ukrainë po deklarojnë se është duke u bërë çdo gjë në rrugët diplomatike që të arrihet një zgjidhje për situatën e krijuar në pjesën lindore të këtij shteti.

“Nga shoqëria civile këtu na thonë se pavarësisht përpjekjeve diplomatike po bëhet gjithçka që të gjendet një zgjidhje, por nëse gjërat shkojnë aty ku janë nisur në fakt atëherë sigurisht që njerëzit do të mbrojnë vendin e tyre”, ka thënë ajo.

Më tutje gazetarja shqiptare nga Ukraina deklaroi se të gjithë në Kiev janë të shqetësuar.

“Kievin e kemi lënë sot në një situatë shumë të shqetësuar dhe të tensionuar sepse askush nuk di të thotë se ku do të vazhdojë Putin dhe kjo ku ka nisur”, tha ajo.

Kjo pasi Rusia ka marrë vendim dje që të njoh si të pavarura dy rajone në Ukrainën Lindore.

Poashtu presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar hyrjen e trupave ruse në Donetsk dhe Luhansk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat