​Gërvalla takon ambasadoren e Finlandës dhe të ngarkuarin me punë

Aktuale

​Gërvalla takon ambasadoren e Finlandës dhe të ngarkuarin me punë

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 19:40
Foto nga takimi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti sot në takim ambasadoren në largim të Finlandës Pia Stjernvall dhe të ngarkuarin me punë Johan Schalin.

Në një komunikatë për medie thuhet se në kuadër të takimit ministrja i uroi mirëseardhjen të ngarkuarit me punë dhe shprehu falënderimin ndaj shtetit finlandez në përgjithësi për bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke theksuar gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin edhe më tej.

Bëhet e ditur se në këtë takim u bisedua rreth ngjarjeve në vend si dhe përkushtimit të vazhdueshëm të institucioneve udhëheqëse në sundimin e ligjit.

“Temë diskutimi ishte edhe politika në nivel ndërkombëtar dhe situata tensionuese mes Rusisë dhe Ukrainës duke përfshirë këtu propagandën e vazhdueshme ruse, veçanërisht deklaratën e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov se gjoja se ‘Kosova dhe disa pjesë tjera të Ballkanit Perëndimor po bëhen terren për krimin…’ duke ritheksuar se kjo është e pavërtetë dhe se Republika e Kosovës e ndalon me ligj pjesëmarrjen e qytetarëve të saj në luftëra jashtë vendit”, thuhet në komunikatë.

Edhe përfaqësuesit nga Ambasada Finlandeze shprehën gatishmërinë për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin edhe më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat