Rusia bie në ‘kurth’, paralajmërohen kthesa dramatike në Ukrainë

Aktuale

Rusia bie në ‘kurth’, paralajmërohen kthesa dramatike në Ukrainë

Nga: A.M. Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 21:32
Foto ilustrim

Publicisti Emin Azemi ka komentuar veprimet ushtarake të Rusisë ndaj Ukrainës.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se Rusia është futur në një kurth, të cilën do ta përdorin SHBA-të dhe aleatët ndërkombëtar.

“Me cenimin e sovranitetti territorial të Ukrainës, Rusia është futur në një kurthë të cilën SHBA dhe aletatë e saj do ta përdorë për të parandaluar zgjerimin e ndikimt rus jashtë Ukrainës. Në javët në vazhdim Ukraina (pjesa e pa ankesuar nga Rusia) si asnjëherë më parë do të jetë plot NATO dhe plot proamerikanizëm...”, deklaroi Azemi për “Bota sot”.

Postimi i plotë

Me cenimin e sovranitetti territorial të Ukrainës, Rusia është futur në një kurthë të cilën SHBA dhe aletatë e saj do ta përdorë për të parandaluar zgjerimin e ndikimt rus jashtë Ukrainës. Në javët në vazhdim Ukraina (pjesa e pa ankesuar nga Rusia) si asnjëherë më parë do të jetë plot NATO dhe plot proamerikanizëm... Në anën tjetër SHBA po e detyron Evropën e lëkundur të homogjenizohet rreth çështjeve kruciale që kanë të bejnë me sigurinë e saj... Kthesat dramatike që pritet të ndodhin, kanë shumë të panjohura, por ajo që është e sigurt ka të bëjë me ambicjet shkurtpamëse të Putinit, i cili ta kujton Millosheviqin e fundviteve nëntëdhjetë, i cili ishte gjenial për autogola...... Është paradoksale paksa, por Putini po shkon hapave të nxënësit të tij të keq...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat