Latifi për krizën në Ukrainë: Ky është synimi i Putinit

Aktuale

Latifi për krizën në Ukrainë: Ky është synimi i Putinit

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 22:19
Blerim Latifi

Profesori universitar Blerim Latifi, thotë se Rusia, me njohjen e dy rajoneve në lindje të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, që kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Moska, po kërkon të shtrijnë influencën sovjetike në rajon siç ishte para rënies së komunizmit.

“Putin nuk i është futur kësaj sipërmarrje duke bërë kalkulime afatshkurtra, që me arrit një qëllim afatshkurtër edhe me përfunduar gjithë atë sipërmarrje. Kjo është një sipërmarrje e madhe e cila nuk synon thjeshtë me i fut nën kontroll Ukrainën Lindore, ato dy krahina të vetëshpallura si Republika, por synimi është shumë më i madh”, tha Latifi.

“Putin është duke tentuar, sipas të gjitha analizave të mundshme që po bëhen ditëve të fundit, që përfundimisht ta rikthejë zonën e influencës sovjetike të cilën e ka pasur dikur Rusia e të cilën e ka humbur pas rënies të komunizmit”, shtoi ai.

“Putin vazhdimisht thekson se rënia e Bashkimit Sovjetik është rënia më e madhe gjeopolitike e kohëve moderne. Ai vazhdimisht e potencon se ai nuk pajtohet me kufijtë gjeopolitik të cilët janë vendosur pas rënies së komunizmit. Qëllimi i tij i madh është pikë së pari me rikthyer zonën e influencës sovjetike të cilën e ka pasur ish-Bashkimi Sovjetik dhe kjo kërkon që edhe Ukraina të bëhet pjesë e kësaj influence”, theksoi Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat