Nurellari: Putin priste rënien e qeverisë në Ukrainë, i bëri llogaritë gabim

Aktuale

Nurellari: Putin priste rënien e qeverisë në Ukrainë, i bëri llogaritë gabim

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 22:26
Adri Nurellari

Adri Nurellari ka komentuar situatën aktuale në Ukrainë dhe veprimet e Rusisë dhe botës. Thotë se presidenti rus Vladimir Putin bëri gabim llogaritë pasi mendoi se qeveria ukrainase do të binte. Thekson se veprimet e Rusisë bashkuan Aleancën Trans-atlantike.

“Kam përshtypjen që fillimisht Putin ka shpresuar që vetë të mos të hynte por duke shpresuar që vetë presioni do të mjaftonte për të marrë koncesione, në të kaluarën kjo gjë i ka mjaftuar. Por nuk i ka bërë mirë llogaritë në mendimin tim, sepse ka pasur një efekt kundërveprues”, tha Nurellari.

“Putin ka vepruar në një periudhë ku ka pasur disa pritshmëri specifike që lidhen me një kontekst ndërkombëtar goxha të veçantë. Flitet për një kohë kur SHBA me Biden lanë përshtypjen e një izolacionizmi dhe tërheqje sidomos pas tërheqjes së ngutshme e të rrëmujshme prej Afganistanit, Eurpa po ashtu është në njëfarë turbullire pasi Britania e Madhe s’e ka gjetur ende vetën plotësisht jashtë BE’së, Gjermania ka një kancelar të ri që ende s’ka hyrë në brazat e punës, Franca para zgjedhjeve plus kemi një daskordancë brenda NATO’së për nëndetëset me Australinë”, tha Nurellari.

“Veprimet e Putin kanë shkaktuar njëfarë ngritje kohezioni të brendshëm të Aleancës trans-atlantike, ka hasur në një vendosmëri të Biden. Ka pritur që qeveria e Ukrainës të binte. Por sot është një përqindje e madhe e popullsisë që do të luftojë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat