Befason Latifi: Putini nuk është i çmendur sa Hitleri

Aktuale

Befason Latifi: Putini nuk është i çmendur sa Hitleri

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 22:44
Blerim Latifi.

Profesori universitar, Blerim Latifi, thotë se presidenti rus Vladimir Putin nuk i ka mbyllur të gjitha dyert për negociata me Perëndimin lidhur me Ukrainën.

“Unë konsideroj se Putini, edhe pse është një lider autoritar, drejton një regjim autoritar, që po përpiqet me imponuar një agjendë të tij, nuk mendoj se është i çmendur ta zëmë deri në nivelin e Hitlerit që do vetëm me fshi kush t’i del përpara”, tha Latifi në Pressing.

“Putin po e lë një derë hapur për me negociuar me Perëndimin çështje të cilat i kanë të dy palët”, shton ai.

“Nuk e bën thjeshtë vetëm sa për tu dukur krahasimin e vazhdueshëm me Kosovën dhe kjo është duke shqetësuar Serbinë. Kjo e ka trazuar Vuçiqin për shkak se Putini po përdor një argument etnik, rusët të cilët janë jashtë Rusisë, kanë të drejtë në njëfarë mënyre me qenë pjesë e Rusisë dhe po e krahason me Kosovën. Se a do ta shfrytëzojë demokracia botërore nuk e di por si mundësi reale ekziston”, tha Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat