Ndriçimi i ndërtesës së Qeverisë me flamurin e Ukrainës, reagon ambasadori amerikan

Aktuale

Ndriçimi i ndërtesës së Qeverisë me flamurin e Ukrainës, reagon ambasadori amerikan

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 10:38
Ndriçimi i ndërtesës së Qeverisë me flamurin e Ukrainës

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës mbrëmë u ndriçua me flamurin e Ukrainës, në shenjë solidarizimi me popullin ukrainas për situatën në të cilën po kalojnë shkaku i konflikteve me Rusinë.

Lidhur me këtë veprim të Qeverisë, ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Hovenier përmes një postimi në Twitter ka shkruar se “SHBA-të dhe Kosova qëndrojnë së bashku me Ukrainën”.

Kryeministri Albin Kurti, mbrëmë përmes një postimi në Twitter kishte shkruar se “pavarësisht se sa të errëta janë kohët dhe sa e vështirë është përpjekja, historia e favorizon të drejtin. Në këtë kohë kritike për popullin ukrainas, ne e ndriçuam ndërtesën e Qeverisë për ta shfaqur solidarizimin e popullit të Kosovës me popullin e Ukrainës.” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat