Ambasadori i SHBA-së Hovenier reagon pas vendosjes së flamurit të Ukrainës në ndërtesën e Qeverisë

Aktuale

Ambasadori i SHBA-së Hovenier reagon pas vendosjes së flamurit të Ukrainës në ndërtesën e Qeverisë

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 10:39
Jeff Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti njoftoi për vendosjen e flamurit të Ukrainës në objektin e Qeverisë së Kosovës përgjatë ditës së djeshme.

Hovenier, me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, ka shpërndarë postimin e Kurtit ku njofton për vendosjen e flamurit të Ukrainës, duke thënë se shteti kosovar“Shtetet e Bashkuara dhe Kosova qëndrojnë të bashkuara me Ukrainën”, shkroi ambasadori amerikan.

Në postimin e Kryeministrit Kurti, që u shpërnda nga ambasadori amerikan, thuhet se“pavarësisht se sa të errëta janë kohët dhe sa e vështirë përpjekja, historia e favorizon të drejtin.

Në këtë kohë kritike për popullin ukrainas, ne e ndriçuam ndërtesën e qeverisë për ta shfaqur solidarizimin e popullit të Kosovës me popullin e Ukrainës.”

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat