Ideja për shkëmbim territoresh, Ilir Ibrahimi e Halil Matoshi “përplasen” në Facebook: Thaçi s’mundi t’i bëjë 5 veta për këtë ide...

Aktuale

Ideja për shkëmbim territoresh, Ilir Ibrahimi e Halil Matoshi “përplasen” në Facebook: Thaçi s’mundi t’i bëjë 5 veta për këtë ide...

Nga: G.B Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 16:20
Ilir Ibrahimi

Njohësi i çështjeve politike, Ilir Ibrahimi, ka thënë se zhvillimet e fundit në votë tregojnë se sa është rëndësishme arritja e marrëveshjes finale me Serbinë, që duhet ta heq përgjithmonë Serbinë nga Kosova, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo nuk bëhet me asociacion por si zgjidhje duhet të jetë shkëmbimi i territoreve, andaj sipas tij klasa politike e Kosovës duhet ta gjejë guximin dhe ta vendos këtë opsion në tavolinë.

“Zhvillimet e fundit në botë e tregojnë edhe më shkoqur rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.

Ajo marrëveshje duhet të heq një herë e përgjithmonë Serbinë nga Kosova.

Asociacioni nuk e bën këtë, prandaj shkëmbimi i territoreve është zgjidhja më e mirë.

Klasa politike kosovare aktuale duhet ta gjejë guximin, sikur e kishte gjetur klasa politike në vitin 2018, dhe ta vendos këtë opsion në tavolinë”, ka shkruar Ibrahimi.

Kjo ide nuk i ka pëlqyer zyrtarit të AAK-së, Halil Matoshi, i cili ka komentuar në këtë postim të Ibrahimit, duke i thënë se nuk mund të ketë asociacion pasi është antikushtetues dhe do ta kthente Kosovën një ditë para pavarësisë.

Ai po ashtu ka dalë kundër idesë për shkëmbim territoresh, ide të cilën ka thënë se Thaçi si ai që e ka paraqitur nuk ka arritur t’i bëjë pesë veta që pajtohen e lëre më të bëhen 80 deputetë dhe të votohet në Kuvend, përcjell Bota sot.

Më poshtë mund t’i shihni komentet në mes tyre.

Image
Komentet në Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat