Arifi: Mund të ketë destabilizim nga konflikti në Ukrainë

Aktuale

Arifi: Mund të ketë destabilizim nga konflikti në Ukrainë

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 18:29
Dritëro Arifi

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Dritëro Arifi, foli për takimet mes palës së Kosovës dhe asaj të Serbisë në përpjekje për marrëveshjen për targat, si dhe për atë së si do të ndikojë konflikti Ukrainë – Rusi në dialogun Kosovë – Serbi.

“Këto janë mbledhje të zakonshme që janë bërë deri më tani”, tha Arifi për takimet për targat.

“Nuk besoj që do të ketë diçka pozitive dhe nëse nënshkruhet diçka nuk do të zbatohet sepse serbët e kanë kuptuar se po ndryshon rendi i ri botëror, ne nuk jemi të vetëdijshëm se çka po ndodh, për fat të keq po flas për qeverinë e Kosovës”, u shpreh ai.

“Konflikti në Ukrainë është konflikti ndërkombëtar, prandaj kur ka konflikt ndërkombëtar, rëndësia e problemeve lokale as nuk vjen në shprehje”.

“Serbisë i konvenon që të mos hyjë në dialog sepse nuk e di se si do të riformulohet rendi i ri botëror, që po e provokon Rusia, andaj besoj që ne jemi vonuar shumë si Qeveri e Kosovës qëkur ka filluar dialogu, BE-ja është turpëruar që nuk e ka njohur deri më tani Kosovën, duke e pasur një vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku kanë mundur të bazohen. BE-ja ka humbur një momentum shumë të mirë”, tha më tej Arifi.

Sipas Arifit, edhe nëse Qeveria e Kosovës pranon Asociacionin e Komunave Serbe, kjo do të jetë e pakuptimtë.

“Nëse është për targat, çdo marrëveshje që arrihet nuk do të jetë e kënaqshme për asnjërën palë. Serbia, pa e ndryshuar kushtetutën, nuk mund të ketë ndryshime sa i përket secilës marrëveshje që mund të ketë simbole shtetërore. Çdo marrëveshje do të jetë improvizim i radhës”.

“ShBA-ja, BE-ja dhe NATO-ja duhet të jenë të kujdesshëm, sepse mund të kemi destabilizim, sepse tani jetojmë në një kohë ku nuk vlejnë rregullat ndërkombëtare.”

“Rusia po mundohet të ndryshojë rregullin ndërkombëtar, rastet periferike janë sekondare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat