​Përvjetori i lindjes së heroit Fahri Fazliu

Aktuale

​Përvjetori i lindjes së heroit Fahri Fazliu

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 06:54
Heroi i Kosovës, Fahri Fazliu

Heroi i Kosovës, Fahri Fazliu lindi më 24 shkurt të vitit 1963 në fshatin Llaushë të Podujevës.

Fahri Fazliu i takon plejadës së luftëtarëve që luftën e bënë me pendë e pushkë. Ai ra në luftë të pabarabartë më 2 nëntor 1989 në lagjen “Bregu i Diellit“ në Prishtinë.

Aty së bashku me Afrim Zhitinë qëndruan heroikisht duke sinjalizuar se liria pa gjak nuk vjen. Ranë si trimat duke kënduar.

Duke e përkujtuar heroin e Kosovës, shokët e idealit dhe familja Fazliu, kanë shkruar se Fahriu ishte një uraganit i bashkimit të kombit, uragan që mbi të gjitha kishte interesin e përgjithshëm por edhe uragan që kurrë nuk u nënshtrua përpara vështirësive të kohës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat