Rusia pushton Ukrainën, reagon Presidentja Osmani: Hegjemonia ruse nuk do të ketë sukses

Aktuale

Rusia pushton Ukrainën, reagon Presidentja Osmani: Hegjemonia ruse nuk do të ketë sukses

Nga: M.L. Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 07:51
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me fillimin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Në një postim në Twitter, Presidendja ka shprehur përkrahjen e Kosovës për Ukrainën dhe popullin e saj.

“Kosova qëndron me Ukrainën dhe njerëzit e saj, teksa po përballen me pasojat e një lufte të pa provokuar si rezultat i veprimeve të agresionit nga Rusia”, ka shkruar ajo, raporton.

“Do të bashkëpunojmë me aleatët tanë që të ndalim çfarëdo destabilizimi në rajonin tonë. Hegjemonia ruse nuk do të ketë sukses. Liria dhe demokracia do të mbizotërojnë”, ka shkruar presidentja Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat