Ish-ambasadori nuk mohon një luftë të re në Evropë: Bota që kemi njohur, përfundoi sot me sulmin rus në Ukrainë

Aktuale

Ish-ambasadori nuk mohon një luftë të re në Evropë: Bota që kemi njohur, përfundoi sot me sulmin rus në Ukrainë

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 10:29
Lulzim Peci

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci ka reaguar pas sulmit rus në Ukrainë, duke thënë se “Botën që kemi njohur, përfundoi sot me invazionin në shkallë të gjerë të Rusisë në Ukrainë”.

Ish-ambasadori ka thënë se konsekuencat e luftës në Ukrainë vështirë që mund të parashikohen.

Ai ka ftuar pozitën dhe opozitën në vend që të jenë të bashkuara për politikën e jashtme në mënyrë që Kosova të jetë e përgatitur për situatën që e pret.

“Konsekuencat e saj, vështirë është që mund të parashikohen, me c’rast edhe një luftë e re evropiane nuk mund të përjashtohet... Në këtë situatë, në Kosovë ndarjet pozitë opozitë duhet të përfundojnë menjëherë, sidomos për politikën e jashtme dhe të sigurisë, për t’u përgatitur për situatën që po na pret!”, ka shkruar ai në rrjete sociale.

Sipas Pecit, bota e lirë duhet të qëndrojë e bashkuar dhe e fortë, dhe të mos dorëzohet para kërcënimit rus të paqes dhe sigurisë botërore.

“Por, paqja dhe siguria nuk mund te sigurohen pa forcë. Sanksionet ekonomike nuk do të kenë efekt të menjëhershëm, dhe deri atëherë Rusia do t’i arrijë qëllimet e saja në Ukraine dhe me gjerë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat