SPERTK ka dy kërkesa urgjente për Kuvendin e Kosovës

Aktuale

SPERTK ka dy kërkesa urgjente për Kuvendin e Kosovës

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 13:44
Foto se si përfshihen nga uji hapësirat e RTK-së gjatë kohës së reshjeve të shiut

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së kërkon që të dijë nga Komisioni për Media i Kuvendit të Kosovës, se a kanë filluar procedurat për miratimin e ligjit të ri të RTK-së, kjo pasi deklaratat e anëtarëve të komisionit ishin se procedurat do të nisnin në dhjetor të vitit që shkoi.

Përmes një komunikate për media, Sindikata ka bërë thirrje që kjo kërkesë të trajtohet me urgjencë, pasi kushtet në të cilat punojnë punëtorët e mediumit publik janë të rënda, përcjell Bota sot.

Përpos kësaj, SPERTK kërkon nga Kuvendi që me rishikim të buxhetit, t’ia kthejë RTK-së 2.1 milionë eurot, të cilat i janë hequr nga Qeveria, për të cilën kanë paralajmëruar se së shpejti do ta dërgojnë te organet e drejtësisë.

Komunikata e plotë:

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së

Kryesia e SPERTK-së

Kërkesë për Kuvendin e Kosovës

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së, kërkon nga Kuvendi i Kosovës, konkretisht nga Komisioni për Media, të dijë se a kanë filluar procedurat për miratimin e ligjit të ri të RTK-së, pasi deklaratat e anëtarëve të këtij komisioni ishin se do të nisnin procedurat në dhjetor të vitit që shkoi.

Sindikata u bën thirrje që me urgjencë ta trajtojnë këtë kërkesë, sepse kushtet që kolegët tanë po punojnë janë shumë të rënda. Shumica e objekteve rrezikojnë të shemben dhe për këtë, dikush nga institucionet tona duhet të marrë përgjegjësi.

Ju kemi bërë thirrje disa herë për këto çështje dhe nuk po marrim përgjigje konkrete.

Sindikata po ashtu kërkon nga Kuvendi, që me rishikim të buxhetit, t`ia kthejë RTK-së 2.1 milionë eurot, të cilat i janë hequr nga Qeveria në mënyrë arbitrare dhe joligjore. Heqjen e 2.1 milionë eurove do ta dërgojmë shumë shpejt te organet e drejtësisë, sepse konsiderojmë se buxheti i RTK-së është shkurtuar në mënyrë joligjore.

Shkurtimi i buxhetit nga ana e Qeverisë ka shkaktuar probleme të mëdha në RTK. Të gjitha veprimet ligjore të bazuara në ligjin për organizim sindikal, do t`i marrim ditëve në vijim.

Për hapat e ardhshëm do t`ju njoftojmë publikisht. Sindikata nuk i përjashton as protestat, nëse këto çështje nuk rregullohen shpejt.

Image
Foto të viteve të fundit se si përfshihen nga uji hapësirat e RTK-së gjatë kohës së reshjeve të shiut
Image
Foto të viteve të fundit se si përfshihen nga uji hapësirat e RTK-së gjatë kohës së reshjeve të shiut

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat