“Qefi më i madh se Stambolli”, arrestohen për drogë familjarët e dizajneres së famshme pejane që interviston yjet turke

Aktuale

“Qefi më i madh se Stambolli”, arrestohen për drogë familjarët e dizajneres së famshme pejane që interviston yjet turke

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 16:56
Linda Imami

Në mesin e shtatë personave që u kapën me 83 kilogram drogë në Hanë të Elezit të mërkuren, Gazeta merr vesh se janë edhe dy familjar të dizajneres së famshme nga Peja, Linda Imami. Mentor Imami vëllau i saj dhe Lorik Tigani dhëndrri.

Mentor Imami dhe Lorik Tigani janë dy nga shtatë të arrestuarit që u kapën me 83 kilogramë drogë në pikën doganore në Hanë të Elezit.

Gazeta Insajderi merr vesh, dy të arrestuarit kanë lidhje familjare me dizajnern e famshme nga Peja që jeton në Turqi, Linda Imami. Mentor Imami është vëllau i saj ndërsa Lorik Tigani është burri i motrës.

Linda Imami, përveç si dizenjatore për publikun kosovar njihet edhe për intervistimin e yjeve turke, në emsionin “Qejfi më i madh se Stambolli” që transmetohet në Kosovë.

Bëhet e ditur se droga është zënë në Terminalin Doganor të Hanit të Elezit, e cila ishte e fshehur në pajisje për ndriçim në 160 paketime.

Image
Miku Mentor Imami dhe dhëndrri Lorik Tigani të arrestuarit për drogë

Të mërkure Policia dhe Prokuria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka kapur  83 kg 592 gramë heroinë në pikën kufitare në Han të Elezit, ku arrestuan shtatë persona, gjashtë prej tyre kosovar dhe një shtetas i Turqisë, shkruan Insajderi.

Organet e rendit kanë paralajmëruar se pritet të sekuestrohen vetura e villa në Brezovicë.

“Lidhur me operacionin nga të dyshuarit janë sekuestruar: kamioni në të cilin janë gjetur substancat narkotike, një kombibus,  një veturë, dy armë zjarri me 5 fishekë, para të gatshme 11.630 euro, 55 dollarë, 670 dinar të Maqedonisë, 8250 lira turke, 12 telefona celularë, disa dokumente, ndërsa në proces të sekuestrimit janë edhe 12 vetura, një shtëpi dhe villa në Brezovicë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ky aksion  nga Policia e Kosovës ishte në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Doganën e Kosovës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj Shukri Jashari, në konferencën për media të mërkurën mbrëma tha se kjo ngarkesë ishte nisur nga Turqia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat