Lufta në Ukrainë, Serbia shton prezencën ushtarake në kufi me Kosovën

Aktuale

Lufta në Ukrainë, Serbia shton prezencën ushtarake në kufi me Kosovën

Nga: P.R Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 23:28
Foto arkiv

Shteti i Serbisë ka shtuar prezencës ushtarake në kufi me Kosovës, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Se paku kështu thotë Nazim Hajdini, kryetar i Bashkësisë Lokale në Brezincë, fshat ky i cili gjendet në zonën kufitare me Serbinë.

“Menjëherë pasi agresori Rus filloi luftën për pushtimin e Ukrainës, shteti i Serbisë e ka shtuar prezencën ushtarake në fshatin tonë, Breznicë, duke e rrethuar nga gjitha anët e duke shtuar panikë tek bashkëfshatarët”, ka shkruar Hajdini, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Të nderuar bashkëfshatarë dhe më gjerë!

Menjëherë pasi agresori Rus filloi luftën për pushtimin e Ukrainës, shteti i Serbisë e ka shtuar prezencën ushtarake në fshatin tonë, Breznicë, duke e rrethuar nga gjitha anët e duke shtuar panikë tek bashkëfshatarët.

I ftojmë bashkëfshatarët të mos kenë frikë dhe t’a ruajnë qetësinë nga provokimet e ndryshme.

Kryetar i BL- Breznicë

Nazim Hajdini

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat