Bytyçi: Ky veprim i Turqisë do ta çojë Putinin drejt izolimit

Aktuale

Bytyçi: Ky veprim i Turqisë do ta çojë Putinin drejt izolimit

Nga: M.L. Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Profesori universitar, Enver Bytyçi, e konsideron të rëndësishëm vendimin e Turqisë për të kufizuar lëvizjet e anijeve luftarake ruse në Ngushticën e Bosforit.

Në një postim në Facebook, profesori ka shkruar se ky është një zhvillim interesant në favor të izolimit të presidentit rus, Vladimir Putin.

Postimi i plotë:

Super-lajm!

Turqia ka marrë sot një vendim me shumë rëndësi dhe domethënie. Ajo kufizoi me këtë vendim lëvizjet e anijeve luftarake ruse në Ngushticën e Bosforit. Ankaraja e ka dënuar ashpër sulmin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, duke u rreshtuar me vendosmëri me vendet anëtare të NATO-s në mbrojtje të integritetit territorial të Ukrainës.

Ndërsa vendimi për kontrollin dhe kufizimin e lëvizjeve të anijeve luftrarake ruse në Bosfor u mor pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i bëri një kërkesë të tillë presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ky është një zhvillim interesant në favor të izolimit të presidentit rus, Vladimir Putin. Vetëm izolimi do ta detyrojë atë të respektojë ligjet ndërkombëtare për sovranitetin e popujve dhe shteteve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat