“Një luftë të madhe globale”, doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare: Ukraina para dy zgjidhjeve

Aktuale

“Një luftë të madhe globale”, doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare: Ukraina para dy zgjidhjeve

Nga: P.R Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 18:44
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy tha se trupat ruse po shënjestrojnë zona të banuara me civilë.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, ku presidenti rus, Vladimir Putin, konfirmoi se ka nisur një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy tha se trupat ruse po shënjestrojnë zona të banuara me civilë, teksa ata po avancojnë me trupa dhe tanke nga tri drejtime, ku kryeqyteti Kievi po përgatitet për një sulm rus më 25 shkurt, teksa forcat pushtuese kanë arritur në periferi të kryeqytetit ukrainas.

E Rusia thotë se është e gatshme të negociojë me Ukrainën, nëse kjo e fundit dorëzohet. Pas kësaj kërkese të Rusisë, doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi thotë se Ukraina gjendet para dy zgjidhjeve.

“Kremlini thotë se Rusia është e gatshme të dërgoj një delegacion të bisedoj me zyrtar ukrainas në Bjellorusi, me kushtin që Ukraina të marrë qëndrim neutral dhe të tërhiqet nga anëtarësimi në NATO. A do kapitulloj Zelenski dhe të vihet një qeveri "kukull" në Ukrainë apo mbesin gjatë në luftë deri me gjasë në një luftë të madhe globale?”, ka shkruar Gurakuç Kuçi, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat