“Sa të shtrëngohesh pak, duhet me i kthy paret”/ Si e shantazhoi Sokol Dembogaj viktimën, ia kërkoi 20 mijë euro si dënim për vonesë

Aktuale

“Sa të shtrëngohesh pak, duhet me i kthy paret”/ Si e shantazhoi Sokol Dembogaj viktimën, ia kërkoi 20 mijë euro si dënim për vonesë

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 19:46
Ilustrim

Gazeta ka arritur të siguroj dosjen e prokurorisë për rastin “Fajde” ku u arrestuan dje 17 persona.

Sokol Dembogaj nga komuna e Pejës është njëri ndër 17 personat që u kap nga aksioni i Policisë së Kosovës po në këtë qytete.

Sipas dosjes, Dembogaj dyshohet se ka kryer veprën penale Fajde’, duke ia dhënë 7 mijë euro Myrteza Ibraj dhe duke ia kërkuar në emër të kamatës edhe 2100 euro më shumë.

Ibraj për shkak të gjendjes së vështirë financiare nga Sokoli merr edhe 5.000 euro me kamat 10 për qind të cilat para i’a jep A.R.

Në emër të kësaj fajde Dembogaj i kërkon Ibrajt 1200 euro për shtat muaj. E ku Ibraj i detyrohet 8400 euro Sokol Dembogajt në emër të kamatës.

Por, në pamundësi të pagesës Dembogaj ia rrit kamatën e fajdesë nga 8400 euro në 20.000 euro.

Pasi Ibrajt i digjet dyqani Demboja ia ul kamatën në 12.000 euro dhe i thotë “sa të shtrëngohesh pak, duhet me i kthy paret, fajdenë po ta heki dhe kthemi vetëm 12.000 mirë euro”

“I dëmtuari Murtez Ibraj merr nga I pandehuri 20epër20 prej 7.000 euro me kamat mujore prej 10 për qind, të cilat para i dëmtuari detyrohet t’ia paguaj Valon Kastratit, ndërsa të pandehurit Sokol në emër të kamatës mujore për tre muaj ia paguan gjithsej shumën prej 2.100 euro( nga 700 euro në muaj. Ibraj për shkak të gjendjes së vështirë financiare nga I njëjti merr edhe 5.000 euro po ashtu me kamat prej 10 për qind të cilat para i’a jep A.R në 20epër20 të djalit të tij L.R. Ndërsa ndaj të pandehurit Sokol detyrohet t’i paguaj tani nga 1.200 euro në muaj në emër të kamatës. Gjithsej 8.400 euro për shtatë muaj dhe për shkak të pamundësisë së pagesës së mëtutjeshme i pandehuri i’a rritë 20epër20 e kamatave deri në 20.000 euro. Mirëpo pasi që të dëmtuarit I digjet dyqani I pandehuri shkon e takon dhe I thotë se “sa të shtrëngohesh pak, duhet me i kthy paret, fajden po ta heki dhe kthemi vetëm 12.000 mirë euro”, thuhet në dosje e siguruar nga insajderi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat