Mungojnë ilaçet e listës esenciale, te privatët janë 250 euro

Aktuale

Mungojnë ilaçet e listës esenciale, te privatët janë 250 euro

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 21:02
Foto ilustrim

Pacientët të cilët vuajnë nga sëmundja Myeloma Multiple po përballen me mungesë të theksuar të ilaçeve në Klinikën e Hemato-Onkologjisë në QKUK.

Ndaj familjarët e këtyre pacientëve thonë se po e kanë të pamundur që t’i blejnë ato, për shkak se kanë kosto mbi  një mijë euro në muaj.

Vetëm një ampulë Bortezomib kushton 230-250 euro, terapi kjo që duhet të merret katër herë në muaj.

Derisa edhe Zometa nuk është edhe aq e lirë, çmimi i saj në barnatoret private sillet nga 60-80 euro.

Të dyja këto janë barna të Listës Esenciale.

Nga SHSKUK bëjnë me dije se me Bortezomib janë furnizuar tash e sa vite nga donatorët dhe pritet që të vijnë në fund të këtij muaji, ndërkaq për Zometën nuk dihet.

Edhe nëpër barnatoret private është vështirë ta gjesh Bortezomib-in.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat