Ish-ambasadori: “Sallatë ruse” e Serbisë, BE dhe Washingtoni nuk do të kenë mëdyshje...

Aktuale

Ish-ambasadori: “Sallatë ruse” e Serbisë, BE dhe Washingtoni nuk do të kenë mëdyshje...

Nga: A.ZH Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 14:10
Lulzim Peci

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, e ka quajtur qesharake deklaratën e Serbisë, për agresionin e Rusisë në Ukrainë.

Peci, në një postim në Facebook, ka thënë se Beogradi askund nuk po e përmend përkrahjen e sovranitetit të Ukrainës dhe nuk e gjykon agresionin e mikut të saj tradicional, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se duhet parë se si do ta blejnë BE dhe SHBA këtë qëndrim të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Reagimi i tij në Facebook:

Shumë qesharake dhe finoke deklarata e Serbisë për agresionin e Rusisë në Ukrainë. 

Beogradi e përkrah integritetin territorial të Ukrainës, por askund nuk e përmend përkrahjen e sovranitetin të saj, nuk e gjykon agresionin rus, nuk i vendos sanksione Moskës, dhe nuk e prishë “miqësinë tradicionale’ me të.

Le të shohim se si do ta blejnë Brukseli dhe Washingtoni këtë qëndrim të Vuçiqit, por nuk besoj se do të ketë mëdyshje për këtë “sallatë ruse” të Serbisë!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat