Ish-deputetja e PDK-së vlerëson punën e ministrit të Mbrojtjes dhe Financave – ja çfarë i mungon qeverisë Kurti

Aktuale

Ish-deputetja e PDK-së vlerëson punën e ministrit të Mbrojtjes dhe Financave – ja çfarë i mungon qeverisë Kurti

Nga: M.H. Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 14:59
Qeveria e Kosovës

Qeveria Kurti më 14 shkurt bëri një vit që nga qeverisja në vend.

Gjatë qeverisjes së saj u bënë ndryshime të mëdha duke filluar në luftimin e korrupsionit e deri tek investimi në sektorin publik dhe at privat.

Mirëpo opozita është ajo që vazhdimisht këmbëngul që kjo qeveri nuk ka arritur të bëjë asgjë përveç premtimeve.

Në lidhje me këtë ka folur për “Bota sot”, ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku.

Ajo u shpreh që premtimet e dhëna dhe puna në praktikë ende ka shumë vend për t'u materializuar.

Duke shtuar ajo vlerëson punën e ministrit të Mbrojtjes dhe Financave.

Punën e Qeverisë brenda vitit, përgjithësisht unë e kam menduar që do të ketë një dinamikë shumë më të dukshme, për shkak se subjekti në fjalë si fitues absolut i zgjedhjeve, ka pasur kohë të përfitoj nga gabimet në të kaluarën dhe nevojën e qytetarëve! Premtimet e dhëna dhe puna në praktikë ende ka shumë vend për t'u materializuar! Veçanërisht unë e kam ndje mungesën e koordinimit në politikat e jashtme! Do ta vlerësoja punën e ministrit të Mbrojtjes dhe Financave! Duket më shumë perfomancë pozitive tek këta të dy, e për sektorët tjerë ka ende vend për vlerësime”, u shpreh Izmaku për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat