Putini do të përballet me krime lufte, nëse i shpëton ndonjë revolucioni të brendshëm “bërthamor”

Aktuale

Putini do të përballet me krime lufte, nëse i shpëton ndonjë revolucioni të brendshëm “bërthamor”

Nga: I.M. Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 21:59
Vladimir Putin

Askush nuk duhet të ketë frikë nga një sulm bërthamor me të cilin po kërcënohet presidenti rus Vladimir Putini, beson familja Imeri.

Sipas familjes Imeri, Putini do të përballet me një gjykatë ndërkombëtare për krime lufte, nëse ai i shpëton ndonjë revolucioni të brendshëm, 'bërthamor', që sipas tyre, kjo mund të ndodhë.

Në disa takime të fundit, si me burrështetas të huaj, edhe me zyrtarë të lartë shtetëror, përfshirë edhe ata ushtarak, Putini, u ka qëndruar në një distancë të largët, e cila po komentohet në mënyra të ndryshme, nga vlerësimi psikologjik se ai është paranojak, deri te ai se po frikësohet nga ndonjë sulm vrasës apo helmim i pashpjegueshëm.

Sipas vlerësimit të familjes Imeri, në faqen e Fb, Haki Imeri, ka reaguar duke vlerësuar se kërcënimi me armë bërthamore i Putinit, është argument kyç, se Rusia ka pësuar humbje të mëdha e të papritura nga Ukraina, kështu që po mundohet të kërcënojë me armën përfundimtare!

Lexojeni reagimin e plotë të familjes Imeri:

Kjo është lufta e fundit e humbur e Putinit kundër Ukrainës, Europës dhe SHBA-së...

Kërcënimi me armë bërthamore është provë e pakontestuar se ushtria e tij po e humb luftën.

Kjo retorikë kërcënuese është një indikacion i qartë se anija e tij me kapiten Putinin po fundoset...

-e ardhmja e tij është e zymtë, ai do të përballet me një tribunal për krime lufte.

-tani a do të jetë ai një tribunal në Hage apo dikund tjetër kjo nuk ka rëndësi, por një gjë e tillë do të ndodhë.

Askush nuk ka nevojë ta ketë frikën e armëve të tij bërthamore se urdhrat e tij nuk i ekzekuton njeri.

-humbjet ushtarake në njerëz dhe teknikë në Ukrainë që po i pëson armata e tij, ato nuk mund t'i kompensojnë, riparojnë kërcënimet e erës sovjetike të luftës së ftohtë, që po i lanson Putini, tani në shekullin e 21-të.

Putini do të përballet me krime lufte, nëse i shpëton ndonjë revulucioni të brendshëm, 'bërthamor'.

Familja Imeri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat