Mazreku: Vendosja e stikersave nga 15 marsi

Aktuale

Mazreku: Vendosja e stikersave nga 15 marsi

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 16:38
Sami Mazreku

Ashtu edhe siç është paralajmëruar kohë më parë nga 15 marsi i këtij viti do të nisë implementimi i projektit për vendosjen e stikersave nëpër xhama të automjeteve, projekt i i mbështetur tërësisht nga Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS).

“Jemi thuajse në fund të përfundimit të përgatitjeve në mënyrë që nga 15 marsi të nis të zbatohet në praktikë ky projekt shumë i rëndësishëm i cili për qëllim ka uljen e numrit të automjeteve të pa siguruara në vend”, ka thënë drejtori i BKS-së Sami Mazreku.

Më tutje, drejtori ka bërë të ditur se modeli i përzgjedhur i cili do të vendoset në xhama të automjeteve.

Por edhe detaje tjera rreth këtij projekti do të jepen në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat