​Mehaj takon Minxhozin, diskutojnë bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri

Aktuale

​Mehaj takon Minxhozin, diskutojnë bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 18:45
Foto nga takimi

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë Qemal Minxhozin me të cilin diskutuan për zhvillimet e përgjithshme të sigurisë, me theks të veçantë pas agresionit ushtarak të Rusisë mbi Ukrainën dhe reflektimit të tij, ndër tjera, edhe në rajon.

Mehaj ka thënë me këtë rast se Shqipëria dhe Kosova me bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror do të mposhtin sfidat në rrugëtimin e përbashkët euroatlantik.

“Krahas vlerësimit të përbashkët të bashkëpunimit të lartë në mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, e falënderova dhe shpreha mirënjohjen e lartë për vendimin e autoriteteve të Shqipërisë për shtimin e trupave të FARSH në KFOR.

E ardhmja e vendeve tona është e qartë dhe e sigurt me rreshtimin tonë historik përkrahë vendeve demokratike perëndimore, qoftë si Shqipëria, vend anëtare e NATO-së, qoftë si Kosova, vend aspirues i vendosur për anëtarësim të shpejtë në të”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat