Votohet pro Nismës Legjislative për Komisionerin e FSK-së, VV-ja e kundërshtoi

Aktuale

Votohet pro Nismës Legjislative për Komisionerin e FSK-së, VV-ja e kundërshtoi

Më: 1 mars 2022 Në ora: 11:44
Foto nga takimi

Me 7 vote për 1 abstenim dhe 1 kundër, Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ka votuar Nismën Legjislative për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë se Kosovës.

Fillimisht, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, tha se nuk është i nevojshëm shqyrtimi i kësaj Nisme Legjislative për Komisionerin Parlamentar të FSK-së. Ndërsa ata të opozitës, e cilësuan si jetik dhe të domosdoshëm këtë nismë.

Dugolli kundërshtimin e tij e bazoi me arsyetimin se është barrë shtesë për buxhetin e shtetit.

Është edhe ne raport e evidentuar arsyeja pse kam dal kundër. Arsyeja është se gjendja e ushtarëve nuk është alarmante sa në të nxitemi dhe ta bëjmë një trup që do të jetë barrë për shtetin”.

Ai tha se të gjitha detyrat që përcaktohen në këtë projektligj i ka avokati i popullit.

Ne jemi në fazën e ndërtimit të kapaciteteve mbrojtëse. Ende nuk i kemi 5000 pjesëtarë. FSK i ka mekanizmat brenda, inspektoratin , bordet. Tjetra që më bënë hala me besu është që në këtë kohë po siguroj që është e ngutshme. Pjesëtaret e FSK-së mendojë që kërkojnë mbështetje në forma të tjera që t’i bëjnë më të fuqishme që ta kryejnë misionin. Unë si anëtarë i komisionit kërkoj që ta lëmë këtë nismë të mos ta qojmë më tutje dhe të merremi me çështje tjera që janë më të rëndësishme”, tha ai.

E deputeti i PDK-së, Hisen Berisha tha se si rezultat i mungesës së një Komisioneri nuk ka sistem të drejtësisë brenda FSK-së. Ai tha se emërimi i Komisionerit është jetik dhe e domosdoshme.

Ne ja kemi bërë qefin vetes në pasqyrë. Ky komisioner ushtarak është jetik. Është e domosdoshme. Cilat kritere i kanë plotësu dhe çfarë grada kanë gjeneralët sot? Lere çështjen e shpenzimeve. Një avokat një asistent dhe një shkrues duhet me i kontrollu këto marrëzira qe i kanë bërë që 20 vite. Ne jemi kah duam me mbrojte Kosovën. Nuk shihet vetëm në prizëm të shpenzimit. Unë di shumë raste që kanë shku tek ombuspersoni. As një gjeneral sot nuk mund të krahasohet me kualifikimet profesionale. Unë jam viktimë e mungesës së një komisioneri. Kurrë nuk më kishe pa në politikë edhe 100 vite”, tha Berisha.

Se është kundër emërimit të këtij Komisioneri, e shfaqi sërish deputeti i LVV-së, Enver Dugolli. Ai tha se shumë pak ushtri në botë kanë Komisioner.

Ushtria amerikane dhe britanikë nuk kanë komisioner. Për mua si anëtar i komisionit jam i bindur se duhet ta ndjekim shembullin e ushtrisë amerikane. Ne ta ndjekim shembullin e kësaj ushtrie”, tha ai.

Ndonëse i dha përkrahje kësaj nisme, deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja tha se janë disa çështje tjera që ka qenë dashtë të diskutohen më herë.

Ka nevojë shumë. Kam informacione të ndryshme që është dashtë dikush m’i trajtu këto tema. Për shembull aty qenkan disa pjesëtar që janë punësuar me kontrata mbi vepër dhe për dy vite nuk kanë kontratë. Dhe këtë është dashur dikush me trajtu. Plotësisht pajtohem që ky komision me qenë funksional brenda FSK-së”, tha ai.

Ndërsa Anton Quni tha se është e vërtetë që FSK ka avokatin e popullit.

Kur flasim për buxhetin tani i kemi shumë të freskëta që është mbajt një debat për krijimin e mekanizmave për konfiskim të pasurisë. Janë organizata të kushtueshme. Autoriteti për çështje të FSK-së nuk krahasohet fare. Nuk e shoh të arsyeshme të flasim për shpenzimet e këtij institucioni kur e dimë se me çfarë detyra të merren.

Është fakt që brenda FSK ekziston inspektorati i FSK-së kjo është edhe në vendet e perëndimit, por e kanë edhe një organikë që mundet me i mbulu shqetësimet e kërkesat. E mira e kësaj është se autoriteti i komisionerit do të jetë përgjegjës ndaj parlamentit dhe komisionit ku ne flasim. Pra bëhet fjalë për një person që gëzon kredibilitet, besueshmëri dhe e njeh natyrën e punës. E njeh natyrën ushtarake dhe të legjislacionit”, tha Quni.

Deputeti i PDK-së, Rashit Qelaj tha se veprimtaria e komisionerit caktohet me ligj. Ai tha se komisionerin duhet ta përkrahin, teksa tha se duhet të kujdesshëm që kur ta krijojmë projektligjin e të mos bëjnë lëshime.

“Patëm kërkesë të ministrit sa më shpejtë me u anëtarësu në NATO. E neve na duhet një forcë e përkushtuar. Nuk ka asgjë të keqe nëse e kemi një adresë m’i drejtu problemet. Nesër mund të mos jemi ne në komision, mundet me qenë dikush tjetër, por ushtria ka rëndësi jetike”, tha Qalaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat