“Demokracia në Kosovë ka ardhur në deregje të ligë sikur që na katandisur edhe varfëria”

Aktuale

“Demokracia në Kosovë ka ardhur në deregje të ligë sikur që na katandisur edhe varfëria”

Nga: A.SH Më: 1 mars 2022 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Analisti Skënder Mulliqi, ka thënë se në Kosovë deri më tash partitë politike dhe pushtetet ishin teknokratike.

Sipas tij, ata vetëm shtet për vete bën dhe funksionuan me parimet e rreme e autokratike.

Shkrimi i plotë:

Partitë politike dhe pushtetet e deritashme ishin teknokratike. Këto parti bartëse të pushtetit, dhe pushtetet e formuara nga to, genjyen edhe kur bën zhurmë, gënjyen edhe kur heshtën. Këto parti dhe këto pushtete na sunduan gjatë, dhe shumë gjatë e keqësuan gjendjen politike, institucionale dhe ekonomike. Nuk bën kurrë shtet si duhet. Bën shtet për vete, kurse të tjerët shumicë i quan në “rrotë të somës”. Këto pushtete u treguan jo kompetente. Funksionuan me parimet e rreme e autokratike. Funksionuan mbi mashtrimin dhe manipulimin e masave. Ecën me sy qorr, e dërguan Kosovën në rrugën pa krye, e vunë në peshore edhe pavarësinë e Kosovës! Këto mendje të errëta nuk po e lënë ende luftën për pushtet, kur rezultatet e punës të tyre janë gati barazi me zero. E rrënuan substancën e ekonomisë dhe të shoqërisë, rrënuan sistemet e institucioneve të shtetit! Demokracia në Kosovë ka ardhur në deregje të ligë sikur që na katandisur edhe varfëria…!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat