E konfirmon Albin Kurti: Kosova pranon gazetarë ukrainas

Aktuale

E konfirmon Albin Kurti: Kosova pranon gazetarë ukrainas

Më: 1 mars 2022 Në ora: 18:26
Qytetarët në Prishtinë duke protestuar kundër pushtimit rus në Ukrainë. 25 shkurt, 2022.

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të strehojë 20 gazetarë ukrainas të cilët kanë ikur nga shteti pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Twitter e konfirmoi lajmin, duke thënë se këtyre gazetarëve do t'iu mundësohet të punojnë nga distanca.

Njoftimi vjen pasi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kërkoi nga ekzekutivi që të ndajë 150,000 euro për pranimin e tyre, u tha në një dokument të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë. Këta gazetarë do të lirohen nga vizat për të hyrë në Kosovë.

Shuma prej 150,000 eurosh do të përdoret për të mbuluar shpenzimet e qirasë, zyrave, sigurimeve shëndetësore, pagesës mujore dhe shpenzimeve të transportit për gazetarët ukrainas, për një periudhë 6-mujore.

Sipas dokumentit, përzgjedhja e gazetarëve që do të strehohen në Kosovë do të bëhet nga Federata Evropiane e Gazetarëve dhe Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës. Por, prioritet do t'u jepet gazetareve.

Kosova i është bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian duke vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse, e cila nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat