Vjen lajmi i fundit për Bashkim Osmanin i cili u arrestuar në Kroaci

Aktuale

Vjen lajmi i fundit për Bashkim Osmanin i cili u arrestuar në Kroaci

Më: 2 mars 2022 Në ora: 16:41
Bashkim Osmani

Bashkim Osmani, është ekstraduar sot nga Kroacia në një qendër paraburgimi në Spanjë.

Siç raporton gazeta spanjolle “Diario De Mallorca”, Osmani ka mbërritur sot në Majorka.

I shoqëruar nga autoritetet kroate, Osmani raportohet se do të dërgohet në ambientet e policisë në Majorka përpara se dal përball gjykatësit.

Osmani, me origjinë shqiptare nga Kosova, posedon një rezidencë në Camp de Mar (Andratx) të Majorkas.

Ai, akuzohet se drejton një rrjet që merret me narko-trafikim në Evropë.

Bashkim Osmani u arrestua më 16 shkurt në Poreç të Kroacisë.

E përditshmja spanjolle Diario de Mallorca, duke cituar burimet policore, pretendon se policia ka sekuestruar 56 mijë euro, disa kompjuterë dhe celularë dhe dy pistoleta në një hotel në Poreç.

Në një kontroll në vilën e tij në Spanjë, pretendon gazeta, hetuesve iu desh shumë kohë për të hapur kasafortën.

Në të kanë gjetur shuma të parëndësishme parash, bizhuteri dhe dokumente. Mirëpo, në banjë kanë gjetur tufa prej disa mijëra eurosh të fshehura në një pako me peceta higjienike, shkruante gazeta kroate “Jutarnji List”.

Sipas mediave spanjolle, në kërkimin e udhëhequr prej Europolit kanë marrë pjesë edhe agjentë të FBI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat