“Devolli Corporation” dhuron 500 mijë euro për Fondin e Sigurisë

Aktuale

“Devolli Corporation” dhuron 500 mijë euro për Fondin e Sigurisë

Më: 2 mars 2022 Në ora: 17:37
“Devolli Corporation”

“Devolli Corporation” i është përgjigjur menjëherë ftesës publike bërë nga kryeministri Albin Kurti, për të kontribuar në Fondin e Sigurisë, duke zotuar shumën prej 500 mijë eurosh.

Aksionari Shkëlqim Devolli ka thënë se e vlerëson lart angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të siguruar mjete shtesë për të rritur sigurinë shtetërore.

“Është një hap i duhur dhe ne duam ta shprehim mbështetjen tonë që në ditën e parë, duke vlerësuar se secilit prej nesh i takon të kontribuojë në sigurinë e atdheut tonë, kur atdheu na thërret.

Kompanitë e ‘Devolli Corporation’ do të jenë në shërbim të institucioneve të shtetit edhe për ndihma të tjera, si financiare ashtu edhe me mallra”, është shprehur Devolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat