Fondi i Sigurisë/ Gjeneral Kadri Katrati tregon si veproi Kroacia dhe në çka duhet të shpenzohen paratë

Aktuale

Fondi i Sigurisë/ Gjeneral Kadri Katrati tregon si veproi Kroacia dhe në çka duhet të shpenzohen paratë

Më: 2 mars 2022 Në ora: 18:38
Kadri Katrati

Qeveria e Kosovës themeloi të martën, Fondin e Sigurisë.

Mjetet monetare, që do të grumbullohen nga vullnetarët në të, u tha se do të shkojnë për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Iniciativën, ekzekutivi, e ndërmori tash kur në Evropë është evident pushtimi ushtarak rus në Ukrainë.

Atë po e përshëndet gjenerali, Kadri Kastrati.

Thotë se njëjtë para tri dekadave u veprua në Kroaci.

“Atje më 1991 deri më 1995 u grumbulluan miliona euro. Nuk më kujtohet saktë se sa. Por e di që populli kroat hynte edhe në kredi për të mbledhur para për ushtrinë”, u shpreh Kastrati.

“Kuleta” kosovare e dedikuar për nevojat e ushtrisë ka nisur të mbushet. Shumë politikanë e artistë kanë njoftuar për dërgim të të hollave aty.

Paratë e mbledhura, sipas Kastratit, ushtria kosovare duhet t`i shpenzojë për këto qëllime.

“Armatime, artileri, armë kundërajrore, armë kundër mjeteve të blinduara, armë personale dhe për trajnime të ushtarëve, brenda e jashtë vendit. FSK-ja ka nevojë dhe këto nuk mund t`i realizojë me buxhetin aktual, i ndarë për të”, theksoi Kastrati.

Llogaria bankare për “Fondin e Sigurisë” u hap të mërkurën.

Ajo do të menaxhohet nga Ministria e Financave dhe Transfereve.

Nga Komisioni për Mbikqyrjen e Financave Publike kërkojnë që gjithçka që lidhet me fondin për siguri të jetë transparente.

Anëtarja e tij, deputetja e AAK-së Albana Bytyqi siguroi se do të kërkojnë llogari nëse shohin ndonjë parregullsi.

“Nëse e shohim se po keqpërdoret do të intervenojmë dhe do të marrim masa. Do të kërkojmë llogari”, deklaroi ajo shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat