Nazarko: Ja pse Serbia votoi pro rezolutës së OKB-së për Ukrainën

Aktuale

Nazarko: Ja pse Serbia votoi pro rezolutës së OKB-së për Ukrainën

Më: 3 mars 2022 Në ora: 00:27
Mentor Nazarko

141 shtete kanë votuar pro rezolutës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara që dënon agresionin rus mbi Ukrainën.

Në mesin e këtyre shteteve ishte edhe Serbia.

Njohësi i çështjeve politike Mentor Nazarko, tha se Serbia ka treguar frikë ndaj perëndimit në këtë rast.

“Në gjykimin tim ai sot ka treguar frikë ndaj perëndimit prandaj ka votuar pro, nuk ka abstenuar por ka votuar pro kësaj rezolute”.

Nazarko theksoi se perëndimi e di mirë se çka është Serbia dhe i di marrëdhëniet që i ka me Rusinë.

“Perëndimi e di mirë së çfarë është Serbia, i di shumë mirë marrëdhëniet e saj me Rusinë, madje e di mirë se sa para ka në xhep presidenti Vuçiq. Në gjykimin tim ai është një person i cili njërën anë e ka të mbushur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tjetër e ka të mbushur nga Rusia”.

“Është një lloj sindomi që unë e vë re prej një kohe bukur të gjatë që prej një pjese të mirë të elitës politike por jo thjeshtë politike dhe intelektuale dëgjojmë mësime, leksione të cilat i jepen perëndimit për t’i treguar se çfarë është Serbia. Në gjykimin tim kjo është gjëja më e padobishme dhe e paarsyeshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat