Kusari-Lila: Agresioni rus ka të njëjtin skenar si të Millosheviqit

Aktuale

Kusari-Lila: Agresioni rus ka të njëjtin skenar si të Millosheviqit

Më: 3 mars 2022 Në ora: 11:10
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës sot është duke mbajtur seancë ku pikë e rendit të ditës është edhe “Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj në rezistencë ndaj agresionit rus”.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se do të ofrojë për Ukrainën mbështetjen e pa rezervë.

Ajo ka shtuar se Kosova ndjen dhimbjen dhe humbjen e Ukrainës duke shtuar se në Ukrainë tashmë po dokumentohen krimet e luftës.

“Derisa po flasim këtu, në Ukrainë po luftohet. Skenari i agresionit rus ka të njëjtën frymë si Slobodan Millosheviq në Ballkan. Pas çlirimit të Kosovës ishte gati e pamundur të mendohej që ngjarje të tilla bashkërisht do t’i përjetojmë. Rrugëtimi për të qenë anëtare të BE-së u përcoll me sfida e pengesa. Rezistenca për liri e ukrainasve po e dëshmon BE-së vlerat demokratike. Janë përfaqësuesit tanë në Hagë që kanë bërë shkuarjen atje për vlerat e Kosovës. Sot në botë janë ndarë shtetet, ku një numër i vogël ka mbetur në përkrahje të Rusisë. Kosova e vogël me zemër të madhe hap dyert për përkrahje në mbështetje të Ukrainës”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat