Rusia do të “shpërthejë” nga brenda! / Rejtingu kreditorë i Rusisë po shndërrohet në “mbeturinë”

Aktuale

Rusia do të “shpërthejë” nga brenda! / Rejtingu kreditorë i Rusisë po shndërrohet në “mbeturinë”

Nga: I. Morina Më: 3 mars 2022 Në ora: 18:33
Putini po ia bën varrin edhe Rusisë

Çfarë po ndodhë me ekonominë globale? Dhe si po goditet ekonomia ruse nga sanksionet e Perëndimit? Sa trilionë apo mijëra miliarda dollarë do t’i humbte ekonomia globale nga lufta e Rusisë në Ukrainë

Konsumatorët rus të bankave që nga 24 Shkurti kanë tërhequr përafërsisht $12 miliardë nga bankat ruse brenda Rusisë.

Ekonomia ruse do të zvogëlohet për 3-5% këtë cikël ekonomik dhe me gjasa të thellimit të krizës ekonomike deri në 10-15% në ciklet e ardhshme.

Ai parasheh që nën trysninë amerikane do t’i shmang politikat ekonomike pro-Rusisë.

“Kina (me presionin Amerikan) ngadalë, por sigurt po tërhiqet nga politikat e saj të blerjes me çmime të buta të mallrave dhe gazit rus. SHBA-të e kërcënojnë Kinën me sanksione”.

Ekonomia globale do t’i humb një mijë miliardë dollarë deri me 1 prill

Por, sa është humbja e ekonomisë botërore, vetëm në këtë tremujor, ndërsa lufta filloi në fund të muajit shkurt?

“Këtë cikël ekonomik/banesorë, pra janar-mars ekonomia globale do t’i humb $1 trilion (një mijë miliardë dollarë) në vlerë prodhimi e shërbimesh”, vlerëson Bajra.

Por, më së keqi do të pësoj vlerësimi për ekonominë ruse. Ajo do të konsiderohet mbeturinë.

“Rejtingu (Renditja/kualifikimi) kreditorë i Rusisë shndërrohet hë “hedhurinë” pra kualifikimi më i dobët për një ekonomi sovrane”, thotë eksperti i tregjeve financiare Bajra.

Rusët, si do ta përballojnë këtë, a do të mundet t’i rezistojë Putini këtyre humbjeve thuaja tragjike ekonomike, të papërjetuara kurrë më parë.

Sipas ish-bankierit Bajra, gjunjëzimi i Rusisë do të ndodhë, jo para 8 muajve dhe jo më larg se 18 muaj. Ky gjunjëzim do të vie si pasojë e sanksioneve ekonomike, dhe shumë më pak i atyre politike.

“Gjunjëzimi ekonomik do të jetë më i shpejtë i Rusisë (unë parashikoj 8-18-muaj) se sa ai politik i Putinit”, thotë Bajra, në një pasqyrim ditor që i bën zhvillimeve, thuaja që nga dita e fillimit të pushtimit të Ukrainës.

Kjo humbje e rëndë, do të shkaktojë implodim (shpërthim i sistemit nga brenda, që pjesët (grimcat) nuk i hedhë jashtë, por i grumbullon drejt një qendre) (në fizikë implodimi shkaktohet nga vakumi).

“Çka do të thotë se gjasat janë për implodim të brendshëm brenda Rusisë”, vlerëson Bajra.

Pra, Rusia nëse nuk ndalet do të shkojë drejt një vetëshkatërrimi të sigurt.

Për ta shmangur varësinë nga nafta dhe gazi rus, i cili mund t’i krijojë probleme ekonomike të mëdha perëndimit, SHBA-të dhe të gjitha vendet tjera të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë kanë hapur furnizimet e tyre nga Rezervat Strategjike të Petroleumit me qëllim të ndihmesës së Evropës dhe reduktimin e varësisë nga Rusia.

“Plot 60 milionë fuqi naftë janë plasuar në treg veç dje”, thotë ai.

Nga ngjarjet interesante të këtyre ditëve, janë ndër të tjera, shitja e gjithë pasurisë në Londër nga oligarku rus Roman Abramovich, i cili njihej për pronësinë e ekipit futbollistik anglez, Chelsea (Çelzit), të cilin po ashtu ka shitur, të gjitha me ‘zbritje’ të madhe.

Një nga gjërat që ka rënë në sy, është blerja e një pikture të Rene Magritte për 59.4 milion funta (71.28 milionë euro) në Sotheby të Londrës.

Kush paguan shuma të tilla marramendëse? “Blerësi:…dikush në Hong Kong, për oligarkët kjo është forma më e mirë për t’i strehuar paratë në afatgjatë”, përgjigjet Bajra.

Image
Humbjet e ekonomisë ruse sipas hulumtimit të paraqitur në grafik

Humbjet ditore 20 miliardë dollarë

Sipas një hulumtimi të kompanisë Consultancy, vetëm gjatë një ditë humbjet e Rusisë llogariten të shkojnë në rreth 20 miliardë dollarë në ditë, çka nënkupton se vetëm në pesë ditët e para, ekonomia ruse, tashmë i ka humbur mbi 100 miliardë dollarë amerikan.

Sipas atij kërkimi të bërë nga qendra, ‘Centre for Economic Recovery’, ‘EasyBusiness’ dhe kompania e konsulencës ‘Civitta’, nga humbjet e drejtpërdrejta nga lufta ku përfshihen vetëm humbjet e pajisjeve ushtarake dhe të personelit, i kushtuan Rusisë rreth 7 miliardë dollarë në 5 ditët e para.

Por, sipas këtij hulumtimi llogariten edhe humbjet e jetëve njerëzore, të cilat do të shkaktojnë një humbje prej 2,7 miliardë dollarësh në PBB gjatë 40 viteve të ardhshme.

Me rritjen e shkallës së pushtimit, për Rusinë do të rriten shpenzimet ditore, të cilat në përgjithësi mund ta kalojnë shifrën prej 20 miliardë dollarë në ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat