Paralajmërimi i Arianit Kocit: Fuqi se jo mahi, po vjen koha e shqiptarëve!

Aktuale

Paralajmërimi i Arianit Kocit: Fuqi se jo mahi, po vjen koha e shqiptarëve!

Nga: N. Sh. Më: 3 mars 2022 Në ora: 21:39
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci, thotë se po vjen koha e shqiptarëve.

Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se, tre kryeministra shqptarë në tri shtete, ndërsa shton se në shtetin e katër kryeparlamentari është shqiptar.

Ai shkruan se shqiptarët janë fuqi ballkanike dhe faktor stabiliteti në këtë pjesë të Evropës.

Postimi i plotë:

Po vjen koha e jonë: koha e shqiptarëve!

Tre kryeministra shqiptarë në tri shtete. Në shtetin e katërt, kryeparlamentari.

Fuqi se jo mahi.

Në fakt, jemi padyshim fuqi ballkanike.

Faktor stabiliteti në këtë pjesë të Evropës.

E këtë fuqi duhet ta shfrytëzojmë që sa më tepër të shkollohemi, të edukohemi dhe të pjekemi sa më shumë politikisht; t’i ndjekin interesant nacionale dhe të jemi sa më të mirë, korrekt dhe të sjellshëm me fqinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat