Kurti takon ambasadoren e Luksemburgut, flasin për përforcimin e partneritetit me Kosovën

Aktuale

Kurti takon ambasadoren e Luksemburgut, flasin për përforcimin e partneritetit me Kosovën

Më: 4 mars 2022 Në ora: 15:25
Foto nga takimi

Në takimin e sotëm ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes, u bisedua për synimet për përforcimin e partneritetit midis Kosovës dhe Luksemburgut.

Siç thuhet në komunikatë, Kurti ka shprehur mirënjohjen e Qeverisë për përkrahjen e dhënë në vazhdimësi nga shteti i Luksemburgut, i cili ishte prej të parëve që përkrahu pavarësinë e shtetit tonë.

Ai vlerësoi partneritetin afatgjatë dhe shprehu vullnetin e Qeverisë për t’i forcuar më tej lidhjet dhe për të vazhduar bashkëpunimin e frytshëm.

Në këtë takim, Kurti e njoftoi ambasadoren për të arriturat e vitit të parë të mandatit qeverisës, veçanërisht menaxhimin e pandemisë.

Ambasadorja Gomes ritheksoi përkushtimin e shtetit të Luksemburgut për bashkëpunim dhe përkrahje, në përmbushjen e synimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, veçanërisht në fushat strategjike të bashkëpunimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat