Hekuran Murati i përgjigjet ashpër Vulinit

Aktuale

Hekuran Murati i përgjigjet ashpër Vulinit

Më: 4 mars 2022 Në ora: 22:50
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka reaguar pas protestave që u mbajtën në Beograd në mbështetje të Rusisë.

Murati përmes një shkrimi në Twitter thotë se disa ditë më parë ministri i brendshëm serb, Aleksandër Vulin tha se “Nëse Kosova i bashkohet NATO-s, do të jetë një kërcënim për Serbinë”.

Ai shtoi se njëjtë kishte deklaruar edhe Vladimir Putin për Ukrainën para se të fillonte agresionin e tij ushtarak. Këtë thotë se Serbia e vërtetoi më protestat e sotme në Beograd, ku është i vetmi qytet që mblidhet në mbështetje të Putinit.

“Nëse Kosova i bashkohet NATO-s, do të jetë një kërcënim për Serbinë”, tha ministri i Brendshëm i Serbisë, duke bërë jehonë të ngjashme me deklaratën e bërë nga Putin disa ditë përpara se të sulmonte Ukrainën. Sonte shohim se ngjashmëritë nuk janë vetëm me fjalë – Beogradi është i vetmi qytet që mblidhet në mbështetje të Putini”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat