Publicisti shqiptar: Serbia dhe Putin po përgatisin plan për ta sulmuar veriun

Aktuale

Publicisti shqiptar: Serbia dhe Putin po përgatisin plan për ta sulmuar veriun

Më: 5 mars 2022 Në ora: 21:47
FSK

Publicisti shqiptar që jeton dhe vepron në SHBA, Uk Lushi, duke u thirrur në burime nga shërbime të inteligjencës ka thënë se Serbia dhe Rusia janë duke përgatitur plan për të sulmuar veriun.

“Sipas disa burimeve nga disa shërbime inteligjente, Serbia dhe Vladimir Putin janë duke përgatitur një plan për një inkursion në veri të Kosovës”, shprehet Lushi në një postim të tij në Twitter.

“NATO, KFOR, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe qytetarët e Kosovës duhet të jenë të gatshëm”, ka shkruar ish-luftëtari i UÇK-së në batalionin “Atlantiku”.

Sulm të mundshëm në veri kanë paralajmëruar edhe krerët e shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat