Dita e dytë e Epopesë së UÇK-së/ Osmani nga Prekazi: Do ta kemi udhërrëfyes trimërinë dhe sakrificën e familjes Jashari

Aktuale

Dita e dytë e Epopesë së UÇK-së/ Osmani nga Prekazi: Do ta kemi udhërrëfyes trimërinë dhe sakrificën e familjes Jashari

Më: 6 mars 2022 Në ora: 07:17
Kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca si dhe Presidentja Vjosa Osmani

(E plotësuar 13:19) - Idrizi: Familja Jashari ndërroi rrjedhën e historisë, erdhën ta nderojmë këtë vend të shenjtë

Kryetari i Komunës se Vushtrrisë, Ferat Idrizi bëri homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Idrizi u shpreh se shkuan ta nderojnë veprën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij të cilët ndërruan rrjedhat e historisë.

Idrizi: Erdhëm ta nderojmë këtë vend të shenjtë

“Jemi bashkë me zyrtarët e Komunës së Vushtrrisë, me organizatat e dala nga lufta me veteranë të UÇK, invalidët, familjet e dëshmorëve për t’i bërë nderime dhe homazhe komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes legjendare Jashari të cilët ndërruan rrjedhat e historisë. Erdhëm këtu për t’i bërë nderim këtij vendi të shenjtë për tu frymëzuar në atdhe dashurinë”,u shpreh Idrizi pas homazheve në Prekaz.

Në Prekaz të shtunën dhe të dielën shumë qytetarë shkuan ta nderojnë veprën dhe luftën e familjes Jashari në krye me komandantin legjendar Adem Jashari. Sot homazhe bërën edhe krerët e institucioneve të shtetit, dhe liderë të partive opozitare. 

***

Kurti: Familja Jashari bashkoi popullin dhe i dha hovin vendimtar UÇK-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz të Skenderajt, në ditën e dytë të Epopesë së Kosovës.

Kurti para mediave ka thënë se Familja Jashari bashkoi popullin dhe i dha hovin vendimtar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në 24 vjetorin e flijimit të katër brezave të familjes Jashari, të cilët u sakrifikuan për lirin e Kosovës, dhe bashkuan popullin dhe i dhanë hovin vendimtar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, është shprehur Kurti.

“Ky nuk ishte sulmi i parë ndaj Jasharëve, ata u patën sulmuar nga Serbia që udhëhiqej nga regjimi i Millosheviqit edhe në dhjetor të vitit 1991, dhe në janar të vitit 1998, të gjitha këto sulme ndaj Jasharëve ishin ndërmarrje e përbashkët kriminale e Serbisë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë mbrojtëse. Drejtësia dhe e vërteta jonë nuk mund të tjetërsohet as nga deformimet që vinë dhe mohimet që bëhen”, shtoi ai.

“Gjenocidi i Serbisë në Kosovë i ka ende plagët e hapura dhe ne si institucione të Republikës, si krerë, si përfaqësues politikë, si qytetarë nuk e harrojmë prej nga vimë, por në të njëjtën kohë pikërisht përmes përgjegjësisë tonë për këtë të shkuar sa të dhimbshme aq edhe të lavdishme e dimë si të ecim mirë dhe mbarë përpara”.

Haradinaj bën homazhe në Prekaz: Jemi në vendin e shenjtë të shqiptarëve

Në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për nder të 24-vjtorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), bëri homazhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Haradinaj tha se Prekazi është vendi ku ka ndodhur kthesa për shqiptarët, pra kthesa e lirisë.

Ai pasi bëri homazhe u shpreh se në Prekaz do të shkojnë e të përkulen përherë dhe se do të kujdesen për të mbrojtur dhe forcuar lirinë dhe Kosovë.

Haradinaj: Do të kujdesemi që të mbrojmë dhe forcojmë lirinë dhe Kosovën

“Jemi në nderim në Prekaz, në vendin ku ka rënë Komandanti Legjendar, Adem Jashari, familja Jashari, në vendin ku ka ndodhur kthesa për shqiptarët, pra kthesa e lirisë. Jemi në vendin e shenjtë të shqiptarëve, do të vijmë çdo herë, do të përulemi me respekt, të vetëdijshëm se sa e shtrenjtë është liria, poashtu do të kujdesemi që të veprojmë, mbrojmë dhe forcojmë lirinë dhe Kosovën", tha Haradinaj.

Në Prekaz kanë bërë homazhe sot edhe krerët e shtetit, liderë politikë të opozitës dhe qytetarë të shumtë.

Krerët e shtetit bëjnë homazhe në Prekaz: UÇK-ja ka bërë luftë mbrojtëse

Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz për nder të 24-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të tre krerët e institucioneve të shtetit nderuan sakrificën sublime të familjes Jashari në krye me komandantin legjendar “Adem Jashari”.

Nga Prekazi, presidentja Osmani tha se është fatkeqësi që ende nuk ka drejtësi për masakrat dhe gjenocidin që Serbia bëri në Kosovë. Për çka shtoi se gjithnjë do të kërkojnë drejtësi e që përveç kësaj thirrjeje Osmani tha se trimëria dhe sakrifica e familjes Jashari do të mbeten drita e cila do të ndriçojë rrugën përpara të brezave të tërë.

Osmani: Sakrifica e familjes Jashari do të mbesë një ditë e cila do të ndriçojë rrugën e brezave të tërë

“Ne jemi këtu për ta kujtuar sakrificën sublime të familjes Jashari në krye me komandantin legjendar Adem Jasharin te cilët treguan një trimëri të jashtëzakonshëm në një situatë të jashtëzakonshëm ku të gjithë ne qytetarët e Kosovës ishim nën rrethimin gjenocidal të Serbisë. Ata u sulmuan në shtëpitë e tyre ku shumica dërmuese e familjarëve që u vranë ishin gra e fëmijë që tregon se kjo ishte ndër masakrat më të tmerrshme të kryera nga regjimi gjenocidal i Serbisë për të cilën fatkeqësisht akoma nuk ka drejtësi. Përveç thirrjes sonë për drejtësi ne gjithnjë do ta kemi udhërrëfyes të përhershëm trimërinë dhe sakrificën e familjes Jashari sepse ajo çfarë ata bënë për atdheun do të mbesë një dritë e cila do të ndriçojë rrugën përpara të brezave të tërë. Prandaj lavdi dhe përkujtimi i tyre do të jetë i përhershëm”, u shpreh Osmani nga Prekazi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u shpreh se shkuan për të nderuar të rënët e familjes Jashari, ku theksoi se sakrifica e tyre tundi gjithë botën dhe lëvizi botën demokratike.

Konjufca: Sakrifica e familjes Jashari tundi gjithë botën

“Është pikërisht ky moment kur sakrifica kthehet në Epope edhe kur i gjithë kombi mobilizohet dhe bëhet UÇK një moment i cili jo vetëm që e ktheu të gjithë kombin në një ushtri dhe të gatshëm për ta dhënë jetën por e cila sakrificë faktikisht e tundu të gjithë botën, e lëvizi botën demokratike dhe e aktivizoi faktorin ndërkombëtar që të besonte në kauzën tonë të drejtë nga ky kuptim mendoji që sakrifica e Jasharëve është momenti më i rëndësishëm brenda përpjekjeve çlirimtare të popullit të Kosovës për lirinë tonë”, tha Konjufca.

E i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë mbrojtëse dhe drejtësia dhe e vërteta nuk mund të tjetërsohen as nga deformimet që vijën e as nga mohimet që bëhen.

Kurti: UÇK-ja ka bërë luftë mbrojtëse, gjenocidi i Serbisë në Kosovë i ka ende plagë e hapura

“Erdhëm sot këtu në 24 vjetorin e flijimit të të tre brezave të familjes Jashari të cilët u sakrifikuan për lirinë e Kosovës e bashkuan popullin dhe i dhanë hovin vendimtar Ushtrisë Clirmatre të Kosovës. Ky nuk ishte sulmi i parë ndaj Jasharajve ata u patën sulmuar nga Serbia që udhëhiqej prej regjimit të Millosheviqit edhe në dhjetor të vitit 1991 edhe në janar ë vitit 1998 dhe që të gjitha këto sulme ndaj Jasharajve ishin ndërmarrje e përbashkët kriminale e Serbisë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë mbrojtëse dhe drejtësia dhe e vërteta jonë nuk mund të tjetërsohen as nga deformimet që vijën e as nga mohimet që bëhen, gjenocidit i Serbisë në Kosovë i ka ende plagë e hapura dhe ne si institucioneve republike, si krerë të këtyre institucioneve, si përfaqësues politikë si qytetarë të republikës jo vetëm që nuk e harrojmë prej nga vijmë por në të njëjtën kohë pikërisht nëpërmjet përgjegjësisë sonë për këtë shkuar sa të dhimbshme aq edhe të lavdishme e dimë si të ecim, mirë mbarë dhe përpara”, tha ai. 

Presidentja Osmani: Do ta kemi udhërrëfyes trimërinë dhe sakrificën e familjes Jashari

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt, në ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo para mediave ka theksuar se sot përkujton sakrificën sublime të familjes Jashari në krye me komandantin legjendar Adem Jashari.

“U tregua trimëri një e jashtëzakonshme në një situatë të jashtëzakonshme kur ne ishin nën rrethimin gjenocidal të Serbisë”.

“Ata u sulmuan në shtëpinë e tyre, ku shumica dërrmuese e familjarëve që u vranë ishin gra dhe fëmijë, kjo e tregon se ishte ndër masakrat më të tmerrshme të kryera nga regjimi gjenocidal i Serbisë për të cilën akoma nuk ka drejtësi”.

“Por, përveç thirrjes sonë për drejtësi, ne gjithnjë do ta kemi udhërrëfyes të përhershëm trimërinë dhe sakrificën e familjes Jashari”, ka thënë Osmani.

Konjufca: Sakrifica e Jasharajve, momenti më i rëndësishëm brenda përpjekjes për lirinë

Kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca, bëri homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz, bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Konjufca tha se sakrifica e familjes Jashari ktheu të gjithë kombin në një ushtri dhe të gatshëm për ta dhënë jetën.

“Është një moment që jo vetëm e ktheu të gjithë kombin në një ushtri dhe të gatshëm për ta dhënë jetën , por edhe një sakrificë që  shkundi botën, e lëvizi botën e demokratike dhe e aktivizoi faktorin ndërkombëtar që të besonte në kauzën tonë”, tha kryeparalamentari.

“Është ky moment kur sakrifica kthehet në epope dhe kur i gjithë kombi mobilizohet e bëhet UÇK”, u shpreh tutje Konjufca.

“Sakrifica e Jasharajve është momenti më i rëndësishëm brenda përpjekjes çlirimtare të popullit të Kosovës për lirinë tonë”, përfundoi ai.

Rama: Fal luftës së UÇK-së ne e kemi shtetin

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, pas homazheve në Prekaz, ka thënë se po kujtojnë sakrificën dhe luftën e UÇK-së, pasi fal tyre, sot gëzojmë lirinë dhe e kemi shtetin.

Rama fillimisht ishte te kulla e Jasharajve, ku edhe janë pritur nga Rifat Jashari e më pas vendosi kurora lule në Kompleksin Memorial në Prekaz.

Rama: Fal luftës së UÇK-së, ne sot gëzojmë lirinë

“Sot kemi ardhur me komunën e Prishtinës me i respektuar dhe çmuar vlerat me të cilat na ka lënë familja Jashari, të festojmë paqen të cilën e kemi trashëguar si rezultat i sakrificës së madhe të familjes së tyre....Edhe ne si institucion por edhe për shkak të datave 5, 6 dhe 7 për shkak të luftës së UÇK-së ne sot gëzojmë lirin e kemi shtetin, andaj kemi respektin më të madh. Ju urojmë festat të gjithëve, dhe shpresojmë që në të ardhmen të luftojmë edhe më shumë për paqen në shtetin tonë, vendin tonë dhe për paqen në botë”, tha ai.

Rama së bashku me përfaqësuesit tjerë të komunës, do të vazhdojë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Prishtinë dhe Koshare.

Krerët e shtetit bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca si dhe Presidentja Vjosa Osmani bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Skenderaj.

Homazhe për nderë të 24-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Nisin homazhet në Prekaz​​​​​​​

Homazhet në Kompleksin Memorial në Prekaz, kanë nis me nderime nga ushtarët e FSK-së, e më pas nderime kanë bërë edhe ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj me kabinetin e tij, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, si dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta.

Ndërkohë, për media kanë dhënë deklarata Perparim Rama dhe Faton Klinaku nga organizata e Veteranëve të UÇK-së.

***

Në ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që njihet si Dita e Dëshmorëve, sot bëhen homazhe dhe mbahet akademi përkujtimore.

Në të gjithë Kosovën do të bëhen homazhe pranë varreve të dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e atdheut.

Ceremonia e homazheve fillon në orët e mëngjesit me nderime te varri i komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz dhe Memoriali i dëshmorëve në Marinë. Një aktivitet rekreativ “Meeting off Road Drenica” do të mbahet në Skenderaj.

Me rastin e Epopesë së UÇK-së do të hapet instalacioni me fotografi dhe video, si dhe do të mbahet një akademi përkujtimore.

Manifestimi gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” përfundon nesër me ndezjen e zjarreve në Prekaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat