Tornado në Iowa, Kurti iu shpreh ngushëllime familjeve të viktimave

Aktuale

Tornado në Iowa, Kurti iu shpreh ngushëllime familjeve të viktimave

Më: 6 mars 2022 Në ora: 21:01
Foto ilustrim

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, iu ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave nga tornado që ka goditur shtetin e Iowa-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti tha se është i pikëlluar nga kjo ngjarje.

“I pikëlluar kur dëgjova lajmin e tornados shkatërruese që ka goditur miqtë tanë në Iowa. Mirënjohës për veprimet e reaguesve të parë dhe ngushëllime për familjet që humbën të dashurit e tyre”.

Tornadoja që preku Iowan la të paktën shtatë të vdekur, në mesin e tyre dy fëmijë.

Garda e këtij shteti të SHBA-së ka bashkëpunim të mirë me Forcën e Sigurisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat