Konfirmohet vizita e kryediplomates gjermane në Prishtinë

Aktuale

Konfirmohet vizita e kryediplomates gjermane në Prishtinë

Më: 7 mars 2022 Në ora: 10:34
Annalena Baerbock

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, do të vijë këtë të enjte për vizitë në Kosovë.

Lajmi është konfirmuar nga Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, gjatë raportimit në Komsionin e Punëve të Jashtme.

Vizita e parë zyrtare e Ministres së re të Jashtme gjermane në Kosovë është planifikuar në kuadër të turit të saj diplomatik dhe përveç Kosovës, ajo do të vizitojë edhe Serbinë e Bosnje Hercegovinën.

Berbok është anëtare e “Të Gjelbërve” të Gjermanisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat